Mehmedi e Rexhbeçaj me Wolsburgun bindshëm! Abrashi zverdhet

Futboll

Mehmedi e Rexhbeçaj me Wolsburgun bindshëm! Abrashi zverdhet

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 17:31
Wolsburgu feston

Skuadra e Wolsburgut shënoi fitore bindëse me rezultat 3:0 në përballje me Mainzin. Futbollistët shqiptarë, Admir Mehmedi e Elvis Rexhbeçaj, u paraqitën për Wolsburgun dhe ndihmuan për fitoren e thellë. Mehmedi luajti nga minuta e 71-të, kurse Rexhbeçaj nga ajo e 85-ta. Golat i shënuan: Arnold (4'), Weghorst (69'), e Knoche (76'). Wolfsburgu është në vend të tetë me 32 pikë, kurse Mainz është i 11-ti me 27 pas 21 jave në Bundesliga I. Schalke 04 si vendas luajti pa gola (0:0) me Freiburgun. Nga minuta e 42-të, Schalke mbeti me një lojtar me pak, kur Serdar u përjashtua me karton të kuq. Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi luajti standard dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 31-të. Abrashi me Freiburgun janë të lumtur për pikën që fituan. Freiburg është në pozitën e 13-të me 24 pikë, një më shumë se Schalke një vend më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat