Abrashi rikthehet në superformë, buzëqesh Panucci!

Futboll

Abrashi rikthehet në superformë, buzëqesh Panucci!

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 14:00
Abrashi rikthehet në superformë, buzëqesh Panucci!

Pas rikthimit të Armando Sadikut te goli në ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Luganos, trajneri Christian Panucci ka marrë një tjetër lajm fantastik të shtunën. Christian Abrashi është rikthyer të luajë titullar me Freiburg në Bundesligën gjermane pas mungese shumë të gjatë. Mesfushori shtatshkurtër u aktivizua që nga minuta e parë nga trajneri Christian Streich në barazimin 0-0 ndaj Schalke 04 dhe ia shpërbleu besimin teknikut të skuadrës së tij

. Edhe pse nuk luante një ndeshje në Bundesligë që nga marsi i vitit të kaluar Abrashi u përshtat mësëmiri me ritmin që kërkon futbolli gjerman duke shfaqur një rendiment shumë të lartë dhe duke treguar se e ka hedhur totalisht pas krahëve dëmtimin që mbajti më shumë se 10 muaj larg fushave të futbolli, pasi tregoi grintë dhe ishte shumë luftarak.

Edhe pse u ndëshkua me karton të verdhë Abrashi ishte një digë e pakalueshme para mbrojtjes dhe mori notën 7,2 nga mediat duke qenë lojtari i dytë më i mirë në fushë për Freiburg. Në sfidat ndaj Turqisë dhe Andorrës në muajin mars, 28-vjeçari pritet të jetë vlera e shtuar në mesfushën e kuqezinjëve të Panuccit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat