Ekipi i Serie C zbriti në fushë me 7 lojtarë, e pësoi me rezultat shkatërrues

Futboll

Ekipi i Serie C zbriti në fushë me 7 lojtarë, e pësoi me rezultat shkatërrues

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 20:55

Një ndeshje e pazakontë ka ndodhur sot në Serie C në Itali.

Pro Piacenza, klub që ndodhet në krizë të thellë ekonomike, prej tre javësh nuk zbriste në fushë, duke i humbur ndeshjet me rezultat 3:0 në tavolinë, por nëse të njëjtën gjë do të bënte edhe ndaj Cuneos, atëherë do të përjashtohej nga gara.

Për të shmangur këtë skenar, ekipi zbriti në fushë me vetëm 7 lojtarë (numri minimal i futbollistëve në një skuadër për të zhvilluar ndeshje profesioniste), nga 16 deri në 19 vjeç, madje edhe trajnerin e kishte adoleshent, duke e humbur takimin me rezultatin e thellë 20-0.

Në fakt, për Piacenzan nuk kishin rëndësi shifrat e humbjes, por shmangia e një vendimi për përjashtimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat