Dënohet rëndë skuadra angleze, 628,000 euro - Bota Sot
Dënohet rëndë skuadra angleze, 628,000 euro

Futboll

Dënohet rëndë skuadra angleze, 628,000 euro

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:25
Ilustrim

Chelsea është dënuar për dy afatet e ardhshme kalimtare, pasi theu rregullat e transferimeve të lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

Klubi gjithashtu është dënuar edhe me 628,000 euro gjobë nga organi më i lartë i futbollit në botë.

Pezullimi nuk përfshin largimet e lojtarëve dhe nuk do të praktikohet nga skuadra e femrave të klubit dhe nga ajo e futsallit.

Në komunikatë shkruhet: “Chelsea është gjetur fajtor në shkeljen e rregullit 18 të Rregullores në rastin e 29 lojtarëve të ri dhe ka bërë disa shkelje të tjera në regjistrimin e lojtarëve.

“Komiteti Diciplinor sanksionoi Chelsean me një pezullim për regjistrimin e lojtarëve në nivelin nacional dhe ndërkombëtar, për dy periudha rresht regjistruese.”

Pra, “Të Kaltërve” nuk do t’u lejohet që të transferojnë lojtarë në dy afatet e ardhshme kalimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...