Lautaro: Gjithçka është në duar të Icardit

Futboll

Lautaro: Gjithçka është në duar të Icardit

Më: 2 mars 2019 Në ora: 08:24
Mauro Icardi

Lautaro Martinez ka thënë se është në duar të Mauro Icardit zgjidhja e problemit të tij, i cili mungon për Interin që kur iu mor shiriti i kapitenit.

26-vjeçari nuk është paraqitur që kur Interi ia hoqi shiritin e kapitenit për t’ia dhënë portierit, Samir Handanovic.

Ai mungoi sërish të premten, në ndeshjen që Interi e humbi 2-1 nga Cagliari dhe Martinez – që shënoi golin e vetëm për ekipin e Spallettit në këtë ndeshje, tregoi për Sky Sport Italia se dëshirojnë ta kenë sa më parë në skuadër.

“Mauro është shumë i rëndësishëm për ne, por s’mund të bëjmë asgjë për këtë”, tha ai.

“Varet nga ai që t’i zgjidhë problemet e tij. Gjithcka që mund të bëjëm është të presim dhe të tentojmë të fitojmë”.

Icardi, i cili ka kontratë me Interin deri më 2021, lidhet me një largim të mundshëm nga klubi italian, pasi iu hoq shiriti i kapitenit, që lojtari nuk e ka pritur aspak mirë.

Ai ka kohë që lidhet me klube si; Juventus, Napoli, Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat