Llapi e deshi fitoren më shumë dhe nuk pati nevojë për ndihmën e gjyqtarit

Futboll

Llapi e deshi fitoren më shumë dhe nuk pati nevojë për ndihmën e gjyqtarit

Më: 2 mars 2019 Në ora: 18:33
Llapi e deshi fitoren më shumë dhe nuk pati nevojë për ndihmën e gjyqtarit

Krijohet përshtypja që Llapi e deshi fitoren (1:0) më shumë dhe nuk pati nevojë për ndihmën e gjyqtarit kryesor i cili në dy raste dëmtoi Prishtinën, për një gol të anuluar dhe një penallti të pa dhënë në minutat e fundit të lojës shtesë.

Sidoqoftë, përderisa në pjesën e parë u pa Prishtinë më e sigurt, në të dytën nga goli i hershëm i pësuar pothuajse u çorganizua komplet dhe vetëm fati e shpëtoi pa pranuar edhe golin e dytë e të tretë.

Megjithëse edhe në pjesën e dytë e me shumë tensione, u krijuan disa situata të rrezikshme para portës vendase, rezultati mbeti i pandryshuar nga ajo e minutës 47-të (shënon Januzi). Prishtinën kjo humbje e largon 5 pikë larg Feronikelit – skuadër kjo me të cilën Prishtina ndeshet të mërkurën nga ora 17:00. Ndërsa Llapi me këto tre pikë iu është afruar Prishtinës në dy pikë, shkruan në faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat