Hidhërimi i Thiago Silva: Ky është një turp

Futboll

Hidhërimi i Thiago Silva: Ky është një turp

Më: 6 mars 2019 Në ora: 23:55
Thiago Silva

Paris Saint-Germain ka pësuar një tjetër zhgënjim në Champions League. Kampionët në fuqi të Francës janë eliminuar nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube nga Manchester United, duke shpërdoruar avantazhin 2-0 të siguruar në ndeshjen e parë. 

Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, ka shprehur të gjithë hidhërimin e tij në përfundim të ndeshjes: "E kam shumë të vështirë të flas. Është një turp i vërtetë", ka thënë braziliani. 

"Ne luajtëm shumë mirë në fushën e tyre, por nuk bëmë atë për të cilën kishim folur para ndeshjes së sotme. Po luanim mirë, por gjithçka ka mbaruar tani. Ky është futbolli. I kërkoj tifozëve të na falin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat