Enrique krahason Messin me Matrix

Futboll

Enrique krahason Messin me Matrix

Më: 8 mars 2019 Në ora: 00:18
“Messi është Matrix. Ai është i aftë që ta ndal kohën dhe të bëjë çfarëdo që do” ka thënë fillimisht Enrique.

Selektori i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, ka komentuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Enrique punoi me argjentinasin për disa vite sa ishte trajner i skuadrës së Barcelonës, ku Messi ishte bartësi i lojës.

Ai së fundmi ka zgjedhur që ta përshkruaj lojtarin duke e krahasuar me Matrix.

“Messi është Matrix. Ai është i aftë që ta ndal kohën dhe të bëjë çfarëdo që do” ka thënë fillimisht Enrique.

“Anash tij, unë nuk kam parë ndonjë të bëjë këto gjëra” ka thënë tutje ish trajneri i Barcës.

Lionel Messi tërhoqi shumë vëmendje me paraqitjen e tij kundër skuadrës së Sevillës, ku shënoi një het trik të jashtëzakonshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat