Skuadra e Atletico Madridit me shumë vështirësi triumfoi me rezultat 1:0 në përballje me Leganesin dhe në anën tjetër përforcoi pozitën e dytë.
Në minutën e 50-të, Saul godet nga penalltia, gjuajtjen e të cilit e pret portieri Lunin, por rikthehet sërish topi dhe futbollisti e dërgon në rrjetë për 1:0.
Atletico i falet Saul dhe arkëtoi pikët e plota. Atletico është në vend të dytë me 56 pikë, ka një ndeshje me shumë e 4 pikë me pak se Barcelona, kurse Leganes renditet i 13-ti me 33 pikë pas 27 jave në kampionatin spanjoll.