Lajm katastrofal për Barcelonën, lëndohet ylli i skuadrës

Futboll

Lajm katastrofal për Barcelonën, lëndohet ylli i skuadrës

Më: 9 mars 2019 Në ora: 22:53
Barcelona

Barcelona mundi Rayo Vallecanon të shtunën mbrëma, me rezultat 3-1, por klubi ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes.

Ousmane Dembele, i cili u inkuadrua në minutën e 46 të ndeshjes, raportohet se ka pësuar një lëndim dhe është në dyshim serioz për takimin kundër Lyonit në Champions League.

“AS” raporton se sulmuesi u ankua për një lëndim pas vërshëllimës së fundit dhe menjëherë iu nënshtrua testeve mjekësore.

Dembele, i cili jo shumë kohë më parë vuajti nga një lëndim, tregoi paraqitje të mirë në pjesën e dytë, por dëmtimi rrezikon paraqitjen e tij kundër Lyonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat