Në një intervistë për RTK-në, numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka deklaruar se Kosova do të tentojë të aplikojë në një të ardhme të afërt në UEFA për të marrë organizimin e ndonjë evenimenti madhor. Ademi synon që këtë ta bëjë së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë dhe eventualisht Malin e Zi.
“Në një të ardhme planifikojmë të aplikojmë në UEFA-n për të marrë organizimin e ndonjë ngjarje të madhe si Evropiani në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe eventualisht edhe në Mal të Zi”, u shpreh Ademi.
Këto komente i bëri Ademi duke shpresuar që kryetari i Federatës së Maqedonisë të zgjidhet ushtruesi i detyrës , Muhamed Sejdini, në zgjedhjet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, që janë planifikuar të mbahen në fundjavë .