Kështu e komenton Valverde fitoren e Barcelonës

Futboll

Kështu e komenton Valverde fitoren e Barcelonës

Më: 14 mars 2019 Në ora: 08:02
Ernesto Valverde

Ernesto Valverde ka komentuar fitoren e Barcelonës ndaj Lyon në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka shënuar fitore të thellë prej 5:1 në ‘Camp Nou’, duke siguruar kalimin në çerekfinale.

Lionel Messi me dy gola, Coutinho, Pique dhe Dembele shënuan për fitoren e katalanëve.

“Është një lojë e Ligës së Kampionëve, është normale të kalosh në vështirësi, në lojëra të këtij lloji ka presion dhe tension”, ka deklaruar Valverde.

“Kemi pasur një gjysmë të parë të jashtëzakonshme, kemi mundur të shënojmë më shumë gola për shkak të mundësive që kemi pasur”.

“Ne jemi të përgatitur për këtë garë, Messi gjithashtu ka bërë një ndeshje të shkëlqyer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat