Ylli nga Premierliga kërkon rikthimin tek Milano - Bota Sot
Ylli nga Premierliga kërkon rikthimin tek Milano

Futboll

Ylli nga Premierliga kërkon rikthimin tek Milano

Më: 15 mars 2019 Në ora: 00:31
‘San Siro’

Ylli i Premierligës po e kërkon me ngulm rikthimin në Serie A, saktësisht në ‘San Siro’.

Gerard Deulofeu është i vendosur që pas aventurës në Watford, të rikthehet tek ish skuadra e tij, Milano, shkruan ‘Calciomercato’.

E përditshmja italiane shkruan se spanjolli është i interesuar që të kthehet në Serie A gjatë kësaj vere, ku kishte kaluar sezonin e vitit 2017.

Ai kishte luajtur tek Milano në formë huazimi. Deulofeu ka qenë edhe anëtar i Barcelonës, ku nuk arriti ta bëjë vendin e tij.

Milano duhet të ofrojë rreth 35 milionë euro për të siguruar shërbimet e anësorit këmbëshpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...