Wenger: E ardhuroj Carlo Ancelotti-n, por...

Futboll

Wenger: E ardhuroj Carlo Ancelotti-n, por...

Më: 17 mars 2019 Në ora: 09:01
Arsenen Wenger

Arsenen Wenger është larguar nga Arsenal-i pas 22 vitesh të mbushura me gëzime dhe dhimbje. Francezi është kthyer të flasë për "Topçinjtë" dhe ndeshjen e tyre të ardhshme kundër Napoli-t të Carlo Ancelotti-t në çerekfinalet e Europa League. 

Në një intervistë të dhënë për "Il Mattino", trajneri francez ka dhënë mendimin e tij në lidhje me "axurrët" dhe ka bërë parashikimin në lidhje me skuadrën që do të kualifikohet për më tej. 

"Do të jem një tifoz i Arsenal-it në përballjen kundër Napoli-t, siç kam qenë në të gjitha ndeshjet e tjera të sezonit. Gjithsesi, nuk dua t'i jap asnjë këshillë Emery-së, nuk është detyra ime", ka thënë Wenger. 

Në lidhje me Ancelotti-n dhe skuadrën që do të kualifikohet: "E adhuroj Carlo-n, një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, një mjeshtër i vërtetë për mënyrën si punon me lojtarët. Megjithatë, Arsenal është një skuadër e madhe dhe Napoli do ta ketë shumë të vështirë të kualifikohet", ka thënë Wenger. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat