Real Madridi kërkon shkëmbimin e Courtois me De Gean, belgu nuk pranon

Futboll

Real Madridi kërkon shkëmbimin e Courtois me De Gean, belgu nuk pranon

Më: 19 mars 2019 Në ora: 14:36
DeGea & Cortoua

Portieri belg, Thibaut Courtois, nuk e ka pranuar ofertën për t’u transferuar në Manchester Unitedit. Real Madridi kishte propozuar që Courtois të shkëmbehej me portierin e “Djajve të kuq”, David de Gean.

Negociatat mes dy gjigantëve evropianë rezultuan me propozimin për shkëmbimin e dy portierëve të famshëm. Portierit Courtois do t’i jepej mundësia kështu për t’u transferuar në Manchester United.

Mirëpo, 26-vjeçari dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij në Santiago Bernabeu, pasi u transferua në klubin madrilen vetëm verën e kaluar, kur e siguroi transferimin nga Chelsea.

Por, nëse qëndrimi në Madrid është i pamundur, atëherë belgu ka bërë të ditur se ai do të preferonte të transferohej në Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni.

Sapo u kthye në pozitën e trajnerit, Zinedine Zidane e la ish-portierin e Chelseat në stol dhe e ktheu në portë Keylor Navasin. Zidane i kishte thënë Courtois se fakti që Navasi luajti në ndeshjen kundër Real Betisit nuk do të thoshte se ai e ka humbur pozitën e portierit të parë.

Courtois beson se nuk po trajtohet ashtu siç duhet nga tifozët e “Los Blancos”, të cili kanë qenë shumë kritikë ndaj paraqitjeve të belgut gjatë këtij sezoni. Kjo gjë arriti deri në atë pikë sa babai i tij, Thierry Courtois, foli për këtë çështje.

“Mendoj se të gjithë po e sulmojnë Thibautin. Mediat spanjolle, por edhe ato belge. Si babai i tij, unë nuk mund ta injoroj këtë gjë. Portieri gjithmonë sulmohet i pari”, ka thënë Thierry.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për ta transferua Neymari nga Paris Saint-Germaini dhe ai mund të shpresojë se mund ta përdorë Courtoisin si pjesë e një marrëveshjeje të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat