Alexandre Pato lë Kinën dhe zgjedh ish-skuadrën deri në fund të sezonit

Futboll

Alexandre Pato lë Kinën dhe zgjedh ish-skuadrën deri në fund të sezonit

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:46
Alexandre Pato

Sulmuesi brazilian Alexandre Pato, pasi ka ndërprerë kontratën me skuadrën kineze të Tianjin Tianhai (luajti dy sezone), ka vendosur të rikthehet në vendlindje. Lajmin e ka konfirmuar ESPN Brazil, sipas së cilës, sulmuesi 29-vjeçar do të luajë me ish-skuadrën e tij të Sao Paolo. Me këtë ekip, Pato realizoi 19 gola në 59 ndeshje, në sezonet 2014-2016.

Sipas mediave braziliane, Pato do të luajë me skuadrën e Sao Paolo deri në fund të sezonit dhe më pas do të vendosë nëse do të rinovojë kontratën apo jo. ESPN Brazil shton gjithashtu se sulmuesi ka vendosur të pranojë edhe një ulje të ndjeshme të rrogës së tij për të bërë të mundur transferimin.

Për Pato ishte interesuar edhe Milani, që synonte ta rikthente në Serinë A. Me fanellën kuqezi, sulmuesi ka luajtur në sezonet 2007-2013, duke realizuar 51 gola në 117 ndeshje. Gjithsesi, duket se braziliani ka vendosur të rikthehet në vendlindjen e tij, duke refuzuar Serinë A..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat