Gattuso bëhet i guximshëm, sekreti është Paqueta - Bota Sot
Gattuso bëhet i guximshëm, sekreti është Paqueta

Futboll

Gattuso bëhet i guximshëm, sekreti është Paqueta

Më: 21 mars 2019 Në ora: 19:25
Milan

Humbja në derbi pas pesë fitoresh radhazi ishte një grusht i rëndë për Milanin e Gattusos, që ka zbritur në vend të katërt, por ruan distancën me Romën, pasi verdhekuqtë bënë hap fals ndaj Spalit.

Sikur të mos mjaftonte humbja 2-3 në "San Siro", për trajnerin kuqezi më e rëndë ishte episodi mes Kessiet dhe Biglias, që u grindën për rreth 2 minuta, teksa shokët e ekipit u munduan të qetësonin të dy. Trajneri do të flasë kur mesfushori i Bregut të Fildishtë të kthehet nga grumbullimi. Sipas "Corriere della Sera", gjithçka do të kalojë me një gjobë të majme për të dy.

Por, ai që rrezikon është më shumë ish-atalantini, duke qenë se ishte ai që u vërsul ndaj liderit argjentinas. Gattuso, sipas Gazzetta dello Sport, ka mbetur i zhgënjyer dhe u ndje i tradhëtuar nga ai lojtar të cilin e ka mbrojtur shumë herë, edhe pse ndaj Interit dhuroi një paraqitje të dobët.

Mbrojtja ka pësuar tri gola dhe Gattuso ndoshta do të regjistrojë disa gjëra, duke hedhur edhe forca të freskëta, si në këtë rast Conti, Zapata dhe Caldara, që ka rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Por, problematika më e madhe ka të bëjë me furnizimet për Piatek.

Gattuso nuk dëshiron të ndryshojë nga 4-3-3, por është e qartë që pritet shumë më shumë nga Calhanoglu dhe Suso. Spanjolli nuk është grumbulluar nga Spanja dhe do të ketë mundësi të punojë. Pas tij pret me padurim Castillejo.

Turku, pasi e mori pak veten, është rikthyer me paraqitjet jo të mira. Ideja e trajnerit është të avancojë Paquetan për më shumë fantazi, duke kthyer Calhanoglu në mesfushë dhe duke afruar brazilianin me Piatek. Ditët e fundit, madje, trajneri po mendon edhe dy sulmuesit, me 4-3-1-2, duke mos dhënë pika referimi. Paqueta fantazist puro, Biglia përpara mbrojtjes dhe Bakayoko në vend të Kessie.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...