Tifozët e duan Besnik Hasin në vend të Christian Panuccit - Bota Sot
Tifozët e duan Besnik Hasin në vend të Christian Panuccit

Futboll

Tifozët e duan Besnik Hasin në vend të Christian Panuccit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:10
Besnik Hasi

Tifozët shqiptarë kanë dhënë mendimin e tyre se kë do ta duan në stolin e Kombëtares shqiptare dhe ai është, Besnik Hasi.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka humbur durimin mbas disfatës së mbrëmshme 0-2 me Turqinë, dhe ka reaguar menjëherë duke e shkarkuar Christian Panuccin gjatë ditës së sotme.

Christian Panucci u largua nga drejtimi i kombëtares së Shqipërisë pas një sërë rezultatesh negative dhe krijimit të një klime aspak të qetë në grup.

Në mesin e disa emrave që lidhen me stolin e Kombëtares shqiptare, më së shumti përmenden Besnik Hasi e italiani, Edoardo Reja.

Në anketën e Gazetës Express, ku deri më tani kanë votuar afër një mijë tifozë, preferojnë Hasin.

Në pyetjen se cili preferoni që të bëhet përzgjedhës i Shqipërisë, fansat më së shumti ka votuar për Hasin që ka marrë 81 % të votave. Deri më tani, Reja ka marrë vetëm 9% të votave, ndërsa 10% do të donin një emër tjetër në stolin e Kombëtares.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...