Komenti i Mourinho, Rakitic: “As babai im nuk ka përdorur ato fjalë!”

Futboll

Komenti i Mourinho, Rakitic: “As babai im nuk ka përdorur ato fjalë!”

Më: 25 mars 2019 Në ora: 00:31
Ivan Rakitic

I intervistuar nga portali kroat “Vecernji”, Ivan Rakitic ka falënderuar Jose Mourinho për fjalët e tij. “Special One” kishte deklaruar se mesfushori korat ishte një prej mesfushorëve më të nënvlerësuar në botë.

“E falënderoj për ato fjalë. Është një prej ekspertëve më të mëdhenj të futbollit botëror dhe nuk di nëse edhe babai im të ketë përdorur ndonjëherë fjalë më të mira për mua. Këto janë fjalë të bukura që më pëlqejnë”, u shpreh kroati Rakitic. 

“Shpresoj që Mourinho të rikthehet sa më parë në pankinë për të drejtuar një skuadër”, ishte përgjigja e Rakitic mbi fjalët e Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat