Komentim interesant i Dnevnikut për Kosovën - Bota Sot
Komentim interesant i Dnevnikut për Kosovën

Futboll

Komentim interesant i Dnevnikut për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2019 Në ora: 12:01
Pamje nga ndeshja

Kosova barazoi me rezultat 1:1 me Bullgarinë, në ndeshjen e vlefshme të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020  në futboll. Gazeta bullgare “Dnevnik” e komentoi shumë interesant ndeshjen mes Kosovës dhe Bullgarisë. “Ekipi Kombëtar i futbollit regjistroi barazimin e dytë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2020, morën një barazim 1:1 si mysafir me Kosovën.

Ekipi luajti një lojë shumë të vështirë në Prishtinë. Ekipi i udhëhequr nga Petar Hubçev, u ndesh me një konkurrent shumë të motivuar, i cili e ka pasur mbështetjen e madhe nga shikuesit në tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Bullgaria udhëhoqi në minutën e 39 me një gol të Vasil Bozhikov, por vendasit shënuan në minutën e 62-të përmes Zenelit.

Megjithatë, Kosova goditi një shtyllë dhe krijoi pesë raste të shkëlqyera. Sa i përket statistikave, Kosova kishte 62% posedim të topit, bëri 12 goditje, pesë prej të cilave ishin direkte në portë. Ekipi bullgar kishte vetëm dy goditje të drejtpërdrejta, njëra prej të cilave u shndërrua në gol”, shkruan mes të tjera “Dnevnik”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...