Atletico pengesa e fundit e Barcelonës

Futboll

Atletico pengesa e fundit e Barcelonës

Më: 6 prill 2019 Në ora: 14:55
Atletico pengesa e fundit e Barcelonës

Tetë javë para përfundimi i La Ligas Barcelona ka shansin të mbyllë llogaritë me rivalin më të afërt, Atleticon e Madridit, për çështjen e titullit kampion. Në orën 20:45, në “Camp Nou”, kampionët në fuqi të Spanjë luajnë pikërisht ndaj Los Colchoneros, që do të bëjnë një përçapje të fundit për ta rihapur në njëfarë mënyrë garën, edhe pse duke një “Mission Imposible” të rrezohet nga froni Barcelona. Për Lionel Messin Atletico mbetet një nga “viktimat” më të preferuara, pasi i ka shënuar plot 28 gola në 37 takime gjithsej.

“Blaugranat” po zhvillojnë një sezon perfekt në të tre kompeticionet, madje diferenca prej 8 pikësh në La Liga me Atleticon i jep mundësi trajnerit Valverde të aplikojë rotacionin, për të ruajtur freskinë fizike para çerekfinales së Championsit me Manchester United.

Los Colchoneros, tashmë të eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe Championsi, thjesht do të tentojnë t’i bëjnë një mbyllje sa më dinjitoze kampionatit, duke ëndërruar “rrëshqitjen” e Barcelonës ta paktën në 3-4 takime, gjë që është e vështirë për të mos thënë e pamundur që të ndodhë.

Më herët, në orën 16:15, Reali i Madridit pret në “Santiago Bernabeu” Eibarin, për të “harruar” sa më parë disfatën në “Mestalla” me Valencian. Edhe Los Blancos, sikurse ekipi tjetër madrilen (Atletico), duhet të nisë të mendojë më shumë për sezonin e ardhshëm, pasi “i kanë larë duart” me të gjittë trofetë e mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat