Rashicës i duhet vota juaj: Në garë me Lewandowskin për çmimin ‘Ylli i çerekfinaleve’

Futboll

Rashicës i duhet vota juaj: Në garë me Lewandowskin për çmimin ‘Ylli i çerekfinaleve’

Më: 8 prill 2019 Në ora: 12:43
Milot Rashica

Milot Rashica është duke prirë në garë për t’u shpallur lojtari më i mirë në fazës çerekfinale në Kupën e Gjermanisë, në një konkurrencë të ngushtë me Pierre-Michael Lasogga, Robert Lewandowski dhe Marco Richer.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica shënoi një gol absolutisht të mrekullueshëm duke i ndihmuar Werder Bremenit ta mposhtë Schalken 2:0 javën e kaluar.

Anësori vushtrrias e frymëzoi Werder Bremenin drejt arritjes në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 2:0 kundër Schalkes në Gelsenkirchen mesjavën e kaluar.

22-vjeçaari e bombardoi portën e Nubel në minutën e 72-të për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi. Ky gol dhe paraqitje e tij fantastike në përgjithësi ia fitoi atij çmimin lojtar i ndeshjes.

Tani, Rashica është në garë me tre fituesit e çmimit lojtari i ndeshjes nga tri skuadrat tjera që e siguruan gjysmëfinalen, Pierre-Michael Lasogga, Robert Lewandowski dhe Marco Richer.

Rashica po prin për momentin me 45.05 për qind të votave, pas tij vjen ylli i Hamburgut Lasogga me 44.59, ndërsa i treti është sulmuesi polak i Bayern Munich me 6.77 për qind.

Edhe ju mund të votoni për Milot Rashicën.

https://www.wedrivefootball.de/dfb-pokal/walk-of-fame/rundenhelden?fbclid=IwAR3Ej5Bkc3Sd-xCfLN2CTmEECbWLfUqiDy5CXwt5nk_hGZ7_XmqiD03A46g

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat