Liverpool ka mposhtur 2-0 Porton në Anfield, një rezultat i rëndësishëm që i mundëson një avantazh të kënaqshëm në ndeshjen e kthimit. Pas ndeshjes kanë folur protagonistët e sfidës.
Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp: “Jam i lumtur, është ndeshja e parë në prag të një ndeshje kthimi që do të jetë shumë e vështirë. Shënuam dy gola të mrekullueshëm dhe kontrolluam ndeshjen shumicën e kohës. Ruajtëm rrjetën të paprekur, më pëlqeu ndeshja.
Kapiteni i Liverpool Jordan Henderson: “Porto është një ekip i mirë me lojtarë që luajnë mirë futboll, duket që janë të rrezikshëm. Donim të shënonim më shumë gola në pjesën e dytë, por nuk ishte e shkruar. Gjithsesi, jemi të kënaqur me këtë rezultat.
Mbrojtësi i Liverpool Virgin van Dijk: “Nuk pësuam gol dhe shënuam dy, një rezultat i mirë. Marega? Ai është një sulmues i fortë. Çdo sulmues ndaj të cilit po ndeshem për momentin është i fortë, por po më shijojnë këto beteja.”