Pochettino jep lajmin e keq: Harry Kane mund të mbyllë sezonin!

Futboll

Pochettino jep lajmin e keq: Harry Kane mund të mbyllë sezonin!

Më: 10 prill 2019 Në ora: 09:37
Harry Kane

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka folur për dëmtimin e pësuar nga Harry Kane në ndeshjen e Champions League kundër Cityt.

“Është për të ardhur keq. Do të jetë shumë  e vështirë dhe do të na mungojë, ndoshta për pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë trajneri argjentinas për “BT Sport”.

“Nuk ka shumë kohë për t'u rikuperuar. Ai e shtrembëroi kyçin e këmbës kështu që ne do të shohim ekzaminimet mjekësore”, vijoi ai.

Sulmuesi u detyrua të largohet nga fusha pasi ndrydhi kaviljen në minutën e 55-të të takimit në një tentativë për t’i marrë topin mbrojtësit të City-t, Fabian Delph.

Kujtojmë që Tottenham e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 17 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat