Ademi shënon golin e fitores në ndeshjen e Xamax ndaj Luzernit

Futboll

Ademi shënon golin e fitores në ndeshjen e Xamax ndaj Luzernit

Më: 13 prill 2019 Në ora: 21:19
Kemal Ademi

Neuchatel Xamax arriti ta fitojë me rezultat 1:0 ndeshjen kundër Luzernit, e cila u zhvillua në stadiumin “Sëissporarena” dhe ishte e vlefshme për xhiron e 29-të të Super Ligës së Zvicrës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Kemal Ademi dhjetë minuta para fundit, duke e goditur topin me kokë në portën e hapur.

23-vjeçari i ka bërë gjithsej 22 paraqitje për Xamaxin këtë sezon, gjatë të cilave i ka shënuar katër gola. Në 11 ndeshje të Super Ligës së Zvicrës ai ishte titullar, ndërsa në tetë të tjera u aktivizua nga stoli.

Sulmuesi me origjinë shqiptare ka nënshtetësi gjermane dhe zvicerane, mirëpo ende nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për asnjë ekip kombëtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat