Manchester City nuk ka gabuar në udhëtim te Crystal Palace, duke rimarrë kreun e Premierligës.
Skuadra e Pep Guardiolas në xhiron e 33-të në kampionat ka shënuar fitore bindëse, me rezultat 1:3 në takimin e zhvilluar në Londër.
Golat e Raheem Sterling të shënuar në secilën pjesë (15′ e 63′), i siguruan tri pikë mëdha ekipit nga Manchesteri.
Për vendasit e Crystal Palace, epërsinë e ngushtoi Luka Milivojevic, në minutën e 81-të të takimit.
Fitoren e mysafirëve e vulosi Gabriel Jesus, kur e shënoi golin e tretë në minutën e 90-të të takimit.
‘Citizens’ falë kësaj fitoreje janë ngjitur në krye të tabelës, me gjithsej 83 pikë pas 33 xhirove, kurse Liverpooli i vendit të dytë ka një pikë më pak, pas po aq ndeshjeve.
‘Reds’ sot zhvillojnë përablljen e tyre të 34-të, përballë Chelseat në ‘Anfield’, andaj me një fitore do të mund të ringjitej sërish në krye, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.