Rrëfehet ylli i Cityt: Mendoja se ai ishte një trap – nuk pata guxim t’i shkruaja gruas sime të ardhshme

Futboll

Rrëfehet ylli i Cityt: Mendoja se ai ishte një trap – nuk pata guxim t’i shkruaja gruas sime të ardhshme

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:21
De Bruyne

Sot janë shokët më të mirë te Manchester City, por para se De Bruyne të vinte në “Etihad”, belgu nuk kishte një mendim pozitiv për Raheem Sterling.

“Përpara se të vija te Siti, nuk e kisha takuar kurrë dhe nuk e dija si ishte në të vërtetë. Kisha krijuar një përshtypje nga ajo që lexoja nëpër gazetat angleze dhe prisja që të ishte një tjetër karakter. E mendoja djalë të keq, tabloidet shkruanin se ishte arrogant. Mendoja se ishte pak trap.

Por, rezultoi krejt e kundërta”, thotë De Bruyne gjatë një rrëfimi për “Players Tribune”, gjatë së cilës tregon edhe sesi u njoh me gruan e tij, Mishel, me të cilën u martua në 2017 dhe sot ka dy fëmijë. Ishte huazuar te Werder Bremeni gjatë 2012-’13. Mishel pëlqeu një postimin e tij nga ndeshja.

Atij i pëlqeu, por si djalë i ndrojtur nuk mori guximin t’i shkruante. E bëri shoku i tij në vend të 27-vjeçarit dhe pjesa tjetër është histori:

“Supozohet të jem një futbollist i madh, por nuk pata guxim t’i shkruaja gruas sime të ardhshme. Fatmirësisht e dërgoi një shoku im mesazhin dhe ajo u përgjigj. Nisëm të dilnim dhe u njohëm. Ishte diçka shumë e bukur. Ajo më ka ndryshuar jetën në shumë mënyra. Sinqerisht, nuk e di se çfarë do bëja pa të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat