Valverde: Lumet na që e kemi Messin

Futboll

Valverde: Lumet na që e kemi Messin

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:53
Lionel Messi

Nuk mund të ishte më i lumtur se kaq trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili arriti të kalonte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas dështimit të një viti më parë ndaj Romës.

Në fjalën e tij ai i thuri elozhe Lionel Messit, i cili shënoi dy golat e parë mbrëmjen e djeshme, në fitoren e pastër 3-0 ndaj Manchester United.

“Leo shfaqet gjithmonë në momentet e vështira dhe udhëheq skuadrën. Jemi me fat që e kemi një lojtar të tillë, por çfarë pretendoni, që t’u kërkojmë falje, sepse kemi Messin në skuadër?

“Të gjithë bëmë një ndeshje mjaft të mirë dhe e merituam kualifikimin. Duhet ta kishim nisur më të kujdesshëm ndeshjen, por e kuptuam shumë shpejt gabimin. Jam i kënaqur për këtë kualifikim”, tha tekniku Valverde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat