Komike, ndodhej në stol por nuk e mori vesh kualifikimin e Tottenham - Bota Sot
Komike, ndodhej në stol por nuk e mori vesh kualifikimin e Tottenham

Futboll

Komike, ndodhej në stol por nuk e mori vesh kualifikimin e Tottenham

Më: 18 prill 2019 Në ora: 12:23
Moussa Sissoko

Tottenham u mund 4-3 nga Manchester City, por për ta kjo është humba më pozitive në histori, sepse siguruan kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të Champions League, falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë.

Për Moussa Sissoko mbrëmja e së mërkurës ishte e pafat, pasi mesfushori u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 41’-të të pjesës së parë, për shkak të një dëmtimi.

Ai qëndroi në stol për të ndjekur nga afër skuadrën e tij, mirëpo në minutën e tretë shtesë Raheem Sterling shënoi golin e 5-t për City dhe ai u largua menjëherë i trishtuar për në dhomat e zhveshjes me idenë se shpresat për kualifikim të tyre morën fund, por më pas ndodh “mrekullia” VAR, që e anulon golin për pozicion jashtë loje.

“Isha në stol dhe pash që ata shënuan për 5-3. U mërzita shumë dhe shkova direkt në dhomat e zhveshjes. Isha vetëm, asnjë nuk më shoqëroi. Nuk kisha televizor në dhomë dhe stafi erdhi aty duke thënë: ‘E pabesueshme, ia dolëm!’.

Në atë moment vesha fanellën, harrova këmbën e dëmtuar dhe vrapova jashtë duke iu bashkuar shokëve. Nuk ishte një festë për t’u humbur, në një moment kaq historik. Ishte e pabesueshme, goditje e fortë emocionale”, tha në përfundim të ndeshjes 29-vjeçari francez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...