Juventus kontratë të re për Max Allegri’n, i rrit edhe pagën

Futboll

Juventus kontratë të re për Max Allegri’n, i rrit edhe pagën

Më: 20 prill 2019 Në ora: 00:08
Max Allegri

Kampioni i Italisë Juventus FC po negocion me trajnerin Max Allegri i ofron kontratë të re dy vjeçare.

Max Allegri deklaroi se do të qendrojë në Juventus pas lojës me Ajax në Ligën e Kampionëve, të cilën e humbën, tani raportojnë mediat italiane se negociatat kanë nisur dhe se Juventus i kanë ofruar zgjatje të kontratës për dy vjet dhe pagë prej 8 milionë Euro në vit.

Juventus’it i duhet edhe një pikë për të u shpallur kampion i Italisë për herën e tetë me radhë. Ky do të jetë titulli i pestë i Allegri në krye të Juventus’it dhe i gjashti në total.

Allegri ka fituar edhe tri Kupa të Italisë me ‘Zonjën e Vjetër’ nga Torino dhe ishte dy herë në finale të Ligës së Kampionëve, që i humbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat