Milani në negociata me sulmuesin e “dështuar’ të Barcelonës

Futboll

Milani në negociata me sulmuesin e “dështuar’ të Barcelonës

Më: 24 prill 2019 Në ora: 12:35
Malcom

Milani po mendon seriozisht për merkaton e verës.

Rossonerët po luftojnë me mish e me shpirt që të arrijnë vendin e katërt, që do t’ua sigurojë Ligën e Kampionëve pas plotë shtatë vitesh mungesë.

Kështu tashmë drejtuesit “kuq e zinjë” i kanë në radar disa futbollistë, duke përfshirë edhe sulmuesin e dështuar të Barcelonës, Malcolm.

Ky i fundit pati një sezon zhgënjyes me katalunasit, derisa me gjasa të mëdha pritet të largohet nga “Camp Nou”.

Milani mbetet skuadra më e interesuar për t’i siguruar shërbimet e tij, megjithëse ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket negociatave.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, atëherë kur pritet të vendoset shumëçka sa i përket të ardhmes së brazilianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat