Sarri rrezikon ta humbë ndeshjen kundër Man Unitedit

Futboll

Sarri rrezikon ta humbë ndeshjen kundër Man Unitedit

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:29
Traineri i Chelseat, Sarri

Federata e Futbollit të Anglisë ka bërë të ditur se e ka hapur procedurën për masa disiplinore ndaj trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarrit, pasi gjyqtari e pezulloi atë nga ndeshja kundër Burnleyt.

Italiani Maurizio Sarri kishte dalë jashtë zonës teknike të tij dhe kishte filluar të ecte rreth fushës gjatë fundit të ndeshjes dhe atëherë filloi një përleshje mes lojtarëve dhe stafit të të dy klubeve.

Pas kësaj që ndodhi, Sarri nuk pranoi të flasë për mediat në konferencën për shtyp pas ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat 2:2. Ai e dërgoi ndihmësin e tij, Gianfranco Zolan, për ta kryer këtë detyrë.

Zola sqaroi se trajneri i Chelseat kishte mbetur i zemëruar që ishte pezulluar nga ndeshja dhe ishte ofenduar nga diçka që stafi i Burnleyt e kishte thënë, të cilët besohet se e kishin thirrur “italian m*ti” gjatë ndeshjes.

Nëse Federata e Futbollit të Anglisë vendos ta dënojë Sarrin me pezullim nga ndeshje, atëherë ai do ta humbë ndeshjen e radhës, e cila është kundër Manchester Unitedit në kuadër të Premierligës.

Pasi që kjo gjë mund t’i dëmtojë shpresat e klubit londinez për ta zënë një vend në top katërshe të Premierligës, Chelsea shpreson se dënimi nga Federata të jetë vetëm një gjobë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat