Stadiumi me sistem të ujitjes në Kosovë, që nga paslufta jo funksional  - Bota Sot
Stadiumi me sistem të ujitjes në Kosovë, që nga paslufta jo funksional 

Futboll

Stadiumi me sistem të ujitjes në Kosovë, që nga paslufta jo funksional 

Më: 26 prill 2019 Në ora: 10:36
Stadiumi me sistem të ujitjes në Kosovë, që nga paslufta jo funksional 

Stadiumi i futbollit në Bërnicë të Prishtinës (në periferi të kryeqytetit) është ndërtuar në vitet e 90-ta dhe që nga paslufta ka qenë jo funksional.
Ai në atë kohë i plotësonte të gjitha kushtet kur luhej liga paralele e klubeve të pushtuesit serb në Kosovë, madje e kishte edhe sistemin e ujitjes që për atë kohë rrallë që e kishim, madje edhe sot e ka funksional.
Shume palë të interesit dhe klube vazhdimisht kanë qenë të interesuara ta privatizojnë atë por nuk kane arritur, madje merret vesh se së fundmi interesim për të kishte edhe FC Prishtina por as kjo nuk ja doli.
Valbona Krasniqi është pronarja e parë femër në Kosovë e një fushe sportive, ajo është bashkëshortja e trajnerit dhe analistit të njohur Ardian Llumnica.
Gazeta ‘Bota sot’  merr vesh se aty do të ndërtohet një kompleks sportiv ku ndeshjet do t’i zhvilloj shkolla e futbollit “Internacional Academy’ që është shkolla e vetme multietnike në Kosovë ku themelues dhe trajner është bashkëshorti i saj Ardian Llumnica.
Ambienti afër pishave, në periferi të kryeqytetit dhe hapësira e mjaftueshme ka bërë që krahas kësaj do të ndërtohet edhe qendra e parë specifike, për përgatitje fizike dhe kondicionale në terren të hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...