Kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë në Premierligë – sivjet thyhet rekordi i madh!

Futboll

Kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë në Premierligë – sivjet thyhet rekordi i madh!

Më: 28 prill 2019 Në ora: 18:13
Kloop dhe Pep

Një stinor i jashtëzakonshëm po zhvillohet në Premierligë këtë vit.

Ende nuk është përcaktuar top katërshja dhe kampioni i ligës më të mirë në botë edhe pse kanë mbetur vetëm edhe dy javë deri në fund.

Shumë pak ndeshje deri në fund, por jashtëzakonisht shumë emocione do të përjetojmë deri në xhiron e fundit.

Mirëpo edhe diçka mjaft interesante do të ndodhë këtë stinor. Dy ekipet e para në tabelë, Manchester City (92) dhe Liverpool (91) kanë më shumë se 90 pikë të grumbulluara pas 36 xhirove.

Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një skuadër të fitojë mbi 90 pikë në Premierligë dhe në fund të mos kurorëzohet me titullin e kampionit.

Këtë vit, njëra mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit do të ketë fatin e tillë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat