Eden Hazard e ka komentuar barazimin ndaj Manchester United në Old Trafford.
Chelsea barazoi 1 me 1 ndaj Manchester United, ndërsa Eden Hazard ka thënë se ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.
Ylli belg ka thënë se skuadra londineze duhet të luajë në çdo vit në Ligën e Kampionëve, gjersa është i bindur se do të përfundojnë në top katërshe në këtë sezon.
“Chelsea duhet të luajë në çdo vit në Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht Hazard.
“Është njëri ndër klubet më të mëdha në botë, ashtu si edhe për mua, dua të luaj në Ligën e Kampionëve, dhe do ta bëjë këtë.”, ka shtuar më tej belgu.