Klopp për Camp Nou: Nuk është një tempull i futbollit

Futboll

Klopp për Camp Nou: Nuk është një tempull i futbollit

Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:54
Camp Nou

Liverpooli nesër do të ndeshet me Barcelonën në stadiumin Camp Nou.

Barcelona dhe Liverpooli do të vihen përballë njëra-tjetrës të mërkurën, në sfidën e parë gjysmëfinale mes tyre në Ligën e Kampionëve. Mjaftojnë emrat rivalë dhe atmosfera në prag të kësaj sfide ndizet shumë shpejt, e jo më deklaratat e protagonistëve.

Ai që mendoi ta bëjë këtë ishte trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp, me deklaratën e tij për stadiumin katalanas Camp Nou, ku do të zhvillohet kjo përballje.

“Camp Nou është vetëm një stadium, shumë i madh, por nuk është një tempull futbolli”, u shpreh Klopp, i cili për herë të parë do të hyjë në këtë stadium prej më shumë se 98 mijë vendesh.

Klubi i Barcelonës, nëpërmjet një postimi në profilin e rrjetin social “Twitter” preferoi t’i kundërpërgjigjej trajnerit gjerman me elegancë, duke publikuar një video të këtij impianti, ku katalanasit kanë shijuar sa e sa fitore.

“Ky është ‘Camp Nou’, shtëpia jonë, tempulli ynë, fortesa jonë”, shkruan Barcelona në postimin e saj që shoqëronte videon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat