Lopetegui: Tri javë me fat të keq shkatërruan karrierën time tek Real Madrid

Futboll

Lopetegui: Tri javë me fat të keq shkatërruan karrierën time tek Real Madrid

Më: 17 maj 2019 Në ora: 00:00
Julen Lopetegui

Trajneri Julen Lopetegui ka pasur një vit shumë të keq gjatë 2018-ës, duke humbur punën e trajnerit tek kombëtarja e Spanjës dhe tek skuadra e Real Madrid.

Por, ish trajneri i Real Madrid ka thënë se ishte i zhgënjyer nga mënyra se si gjërat shkuan në ‘Santiago Bernabeu’, duke thënë se beson mund t’i kthente gjërat po t’i jepej kohë e mjaftueshme.

“Ne patëm një fillim të mirë dhe patëm disa ndeshje shumë të mira” ka thënë trajneri për ‘The Coaches Voice’. Por pastaj, ne kishim tri javë me fat shumë të keq para golit, në ndeshje të cilat ne ishim më të mirë. Këto gjëra mund  të ndodhin tek secila skuadër” ka thënë tutje ai.

“Ne menduam se kishte akoma kohë dhe kishim diçka që ishte kruciale: Vendosmëri absolute të lojtarëve dhe skuadrës” ka shtuar ai ndër të tjerash.

Ishte Santiago Solari ai që zuri vendin e Julen Lopeteguit në stolin e ‘Los Blancos’, për tu shkarkuar vetëm disa muaj më vonë.

Tashmë, në krye të stolit të madrilenëve qëndron Zinedine Zidane, i cili ishte zëvendësuar pikërisht nga Lopetegui.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat