Te PSG të bindur: Mbappe nuk largohet

Futboll

Te PSG të bindur: Mbappe nuk largohet

Më: 21 maj 2019 Në ora: 12:59
Kylian Mbappe

Kampionët e Francës nuk duan ta lejojnë largimin e yllit të tyre.

Kylian Mbappe ka trembur të gjithë te Paris Saint-Germain, kur kishte deklaruar para dy ditësh se mund të largohej në një skuadër tjetër, për një projekt të ri.

Kjo deklaratë e sulmuesit të talentuar, ka detyruar klubin të dalë me një deklaratë, duke mohuar mundësinë që ai mund të largohet dhe se te PSG do të qëndrojë për kohë të gjatë.

“Mbappe ka kontratë me ne edhe për të paktën katër vite të tjera. Është e sigurt se do të jetë këtu në sezonin e ardhshëm”. “PSG dhe Mbappe kanë synimin e përbashkët për të shkruar historinë e futbollit evropian”, shkruhet në deklaratën e PSG-së.

Deklaratat e lojtarit mund të kenë qenë edhe si mesazh për drejtuesit e PSG, me Mbappen që kërkon të marrë më shumë përgjegjësi në skuadër dhe të jetë ai lideri i ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat