Sarri – Chelseat: Nëse e ardhmja ime varet nga triumfi në finale, më shkarkoni tani - Bota Sot
Sarri – Chelseat: Nëse e ardhmja ime varet nga triumfi në finale, më shkarkoni tani

Futboll

Sarri – Chelseat: Nëse e ardhmja ime varet nga triumfi në finale, më shkarkoni tani

Më: 22 maj 2019 Në ora: 18:40
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri ka thënë se më parë do ta pranonte shkarkimin e menjëhershëm sesa e ardhmja e tij të varej nga rezultati i finales së Ligës së Evropës të mërkurën e ardhshme.

Trajneri italian ka krijuar përshtypjen se do të mbajë bisedime me hierarkinë e klubit për të ardhmen e tij, pas takimit me Arsenalin në finalen e garës dytësore evropiane.

Sarri i ka mbushur vetëm 10 muaj punë në kontratën e tij dyvjeçare me të kaltrit, e cila përfshinë mundësinë për ta zgjatur atë edhe për një vit tjetër më pagë vjetore 5 milionë funte.

Por ai është nën presion dhe kritika të vazhdueshme edhe pse e udhëhoqi Chelsean drejt vendit të tretë në Premierligë, drejt finales në Carabao Cup dhe drejt një vendi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ai është kritikuar nga një pjesë e tifozëve për stilin e lojës së tij dhe e ka pranuar se marrëdhëniet e tij me pronarin e klubit, Roman Abramovich, nuk janë edhe aq të mira.

“Nëse situata është e tillë, dua të shkoj menjëherë”, tha Sarri, për të cilin është folur se mund të kalojë te Juventusi apo Roma.

“E ardhmja ime (vendoset) të mërkurën, mendoj unë. Në këto momente më duhet të mendoj vetëm për finalen. I kam dy vjet kontratë këtu, prandaj nuk kam kontakte me klubet e tjera për momentin. Duhet të flas me klubin pas finales, dua ta di nëse ata janë të lumtur me mua apo jo. Kjo është e gjitha”, theksoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...