Ngrihet aktakuzë për korrupsion ndaj presidentit të PSG-së

Futboll

Ngrihet aktakuzë për korrupsion ndaj presidentit të PSG-së

Më: 23 maj 2019 Në ora: 14:46
Neymar dhe presidenti i PSG

Është ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj presidentit të Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, nën dyshimin se ka dhënë ryshfet për t’i blerë të drejtat e organizimit të Kampionatit Botëror të Atletikës 2017 në Doha.

Gjykatësi francez Renaud van Ruymbeke ka ngritur aktakuzë ndaj biznesmenit nga Katari – i cili po ashtu është kryetar i BeIN Media Group dhe i Qatar Sports Investments i cili e ka në pronësi klubin e futbollit PSG-në – për dyshimet se ai ia pagoi 3.5 milionë dollarë ryshfet presidentit të Shoqatës së Federatave të Atletikave, Lamine Diack, që ai ta organizonte Kampionatin Botëror të Atletikës në Doha më 2017.

Ruymebeke po i hetonte atletët rusë për doping kur zbuloi rastësisht një pagesë të shumës së njëjtë që i ishte paguar Diackut, i cili është në arrest shtëpiak në Francë sepse është duke i hetuar për korrupsion, përfshirë për marrje të ryshfetit dhe pastrim parash.

Një burim ka thënë për Associated Press se Al-Khelaifi akuzohet për korrupsion aktiv pas një seance dëgjimore me prokurorët francez në mars.

Gazeta franceze Le Parisien shton se Al-Khelaifi është akuzuar formalisht për dhënie të parave në shkëmbim të organizimit të Kampionatit Botëror të Atletikës në Doha më 2017, i cili megjithatë u mbajt në Londër.

Por, ky kampionat do të mbahet në Doha më 2019. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat