Reagimi i Messit kur pyetet për Griezmannin

Futboll

Reagimi i Messit kur pyetet për Griezmannin

Më: 24 maj 2019 Në ora: 20:33
Grienzman dhe Messi

Messi, së bashku me Ernesto Valverden e Gerrard Pique, ishte përzgjedhur për të folur në konferencën për media përpara finales së Kupës së Mbretit me Valencian.

Lionel Messi ka bërë publik qëndrimin e tij mbi spekulimet e shumta në lidhje me trajnerin e ekipit blaugrana, Ernesto Valverde, duke thënë “do të dëshiroja që ai të vazhdojë”.

Ai ka folur gjerë e gjatë edhe për humbjen e hidhur në “Anfield”, ardhjen e mundshme të Griezmann dhe shumë tema tjera.

Messi doli në një konferencë për media për herë të parë që nga viti 2015.

GRIEZMANN – “Nuk më takon mua të them nëse duhet të bëhen ndryshime ose jo. Jemi të gjithë të zhgënjyer për sezonin. Griezmann? Nuk mendoj për këtë”.

IVERPOOL-i – “Nuk e kam rishikuar ndeshjen, por ajo që kam përjetuar ka qenë e ngjashme me atë që ka ndodhur në Romë. Kemi pësuar gol shumë shpejt dhe nuk kemi arritje të reagojmë. Në pjesën e parë kemi qenë në lojë, por gabimi më i madh ka qenë që nuk luftuam në të dytën”.

KËPUCA E ARTË – “Nuk mendoj, nuk e kam në kokë. Ende nuk po mundemi të këndellemi me atë që ndodhi në Liverpool, ose të paktën unë. Do të tentojmë të fitojmë finalen dhe të përfundojmë sezonin me një tjetër titull”.

CHAMPIONS LEAGUE – “Nuk kam premtuar se do ta fitojmë Champions Leaguen, kam premtuar që do të japim gjithçka që është e mundur. Jemi të dëshpëruar që nuk ia dolëm. Duhet të kërkojmë falje, jo që humbëm, por që nuk konkurruam. Të gjithë kishim mendjen te Championsi dhe për këtë zhgënjimi është edhe më i madh, sidomos përsëritja e asaj që ndodhi me Romën. Por, duhet të vazhdojmë para dhe jemi afër të një tjetër dopiete. Kuptohet, ndjehemi çuditshëm për shkak të asaj që ndodhi”.

SEZONI PA CHAMPIONS – “Kemi bërë një sezon fantastik, por Liverpooli prishi gjithçka. Nëse nuk fitojmë në finale “(Copa del Rey) do të ishte edhe më keq se që jemi tani. Duhet të përfundojmë mirë dhe të lëmë gjithçka me një anë e të jetojmë”.

VALENCIA – “Është një finale dhe duhet të luash duke mos menduar për asgjë tjetër. Tashmë e njohim Valencian, kemi vuajtur në La Liga”.

Leo deri më tani ka shënuar 50 gola në 49 ndeshje dhe ka asistuar 22 herë për shokët e skuadrës. Me një fjalë, Messi ka kontribuar në 79 gola këtë edicion për Barcelonën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat