Zyrtare: Luka Jovic në Real Madrid

Futboll

Zyrtare: Luka Jovic në Real Madrid

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 14:27
Luka Jovic

Vera e ngarkuar e Real Madridit gjatë afatit kalimtar tashmë ka filluar, pasi që të martën u zyrtarizua transferimi i Luka Jovicit nga Eintracht Frankfurti.

Sulmuesi serb i Eintracht Frankfurtit ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me klubin madrilen. Jovici kishte qenë i huazuar për një sezon nga Benfica në Frankfurt, ndërsa verën e kaluar klubi gjerman e bleu atë për gjashtë milionë euro.

Transferimi i tij në Santiago Bernabeu beoshet se e kap shifrën prej 60 milionë eurosh dhe 30 për qind e kësaj shume do të shkojë nga Real Madridi në Benfica.

Edhe pse ai është vetëm 21-vjeçar, Jovici shkëlqeu këtë sezon edhe në Gjermani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat