Kur pyetet për Fadil Vokrrin, kështu reagon serbi...

Futboll

Kur pyetet për Fadil Vokrrin, kështu reagon serbi...

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:37
Kur pyetet për Fadil Vokrrin, kështu reagon serbi...

Trajneri i kombëtares së Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviq, ka dhënë një deklaratë interesante për Fadil Vokrrin. Ai zbuloi se ka qenë mik i legjendës së futbollit tonë. Gazetarët e Kosovës e pyetën Tumbakoviqin se a do të jetë Fatos Beqiraj, futbollisti shqiptar i lindur në Pejë, kapiten i malazezëve për ndeshjen e nesërme, shkruan insporti. Tumbakoviq nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kësaj pyetje, por tha se të gjithë do ta shohin nesër vendimin e tij.

 “Nëse luan apo nëse do të luajë, do ta shihni”, tha trajneri serb. Një tjetër pyetje e gazetarëve iu bë në lidhje me Fadil Vokrrin, futbollistin më të mirë të Kosovës të të gjitha kohëve, që ndërroi jetë vitin e kaluar. “Ai ishte miku im”, tha shkurtimisht Tumbakoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat