Fanellat e Hazard në shitje, ky është numri që do ta bartë lojtari tek Real Madrid

Futboll

Fanellat e Hazard në shitje, ky është numri që do ta bartë lojtari tek Real Madrid

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 17:57
Eden Hazard

Fanellat e Eden Hazard kanë filluar të shiten në dyqanin e skuadrës së Real Madrid, në ‘Santiago Bernabeu’.

Hazard së shpejti pritet të kompletojë transferimin e tij tek ‘Los Blancos’ pas shtatë viteve të kaluara në Londër me skuadrën e Chelsea.

Nga edicioni i ardhshëm belgu do të luajë me fanellën e bardhë, kur do të mbrojë ngjyrat e Real Madrid.

Sipas pamjeve të para të fanellave që kanë filluar të shiten, Hazard do ta mbajë numrin 7.

Aktualisht është Mariano Diaz ai që mban këtë numër tek skuadra mbretërore por kjo gjë duket se do të ndryshojë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat