Ylli i Kosovës mbyll vitin, e trishtueshme si reagon pas lajmit të hidhur

Futboll

Ylli i Kosovës mbyll vitin, e trishtueshme si reagon pas lajmit të hidhur

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 08:47

Arbër Zeneli mbyll vitin 2019. Ylli shqiptar i Kosovës dhe Reims u dëmtua në momentin më të mirë të karrierës teksa lëndoi ligamentin kryesor.

Ai do të mungojë për 9 muaj dhe shumë tifozë të tij dhe zyrtarë të futbollit i kanë uruar shërim të shpejtë.

24-vjeçari reagoi me anë të një postimi në “Instagram” duke i falenderuar të gjithë për mesazhet inkurajuese.

“Faleminderit shumë për mbështetjen në këtë kohë të vështirë”, shprehet 24-vjeçari.

Lojtari po kalonte formën më të mirë të karrierës së tij duke realizuar 6 gola në 32 ndeshje me ekipet e Hereenvenit dhe Stade de Reims-it si dhe duke koleksionuar plot 14 asiste. Mungesa e tij është një goditje e rëndë për Kosovën, ku Zeneli është njëri prej shtyllave të ekipit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat