Akuzuesja e Neymar për përdhunim del nga komisariati në krahët e avokatit

Futboll

Akuzuesja e Neymar për përdhunim del nga komisariati në krahët e avokatit

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 10:13
Najila Trindade Mendes de Souza në krahët e avokatit të saj

Modelja braziliane në qendër të skandalit të përdhunimit që përfshin Neymar dha dje një deklaratë në polici.

Pretendimet e 26-vjeçares kanë tronditur botën.

Najila Trindade Mendes de Souza akuzoi yllin e futbollit se e përdhunoi në një hotel në Paris në maj, një akuzë që ai e mohon.

Trindade mbërriti në stacionin e policisë në Sao Paulo në mesditë. Ndërsa mbuloi fytyrën e saj me një xhaketë e zezë dhe u shoqërua nga oficerët. Kurse mediat kishin ‘pushtuar’ komisariatin.

Ajo doli pas 6 orësh dëshmi duke u mbajtur në krahë nga avokati i saj dhe nuk tha asnjë fjalë për gazetarët.

Pamja e saj dramatike erdhi një ditë pasi Neymar dha dëshminë e tij në një stacion policor në Rio de Janeiro, duke ecur me paterica pasi dëmtoi kyçin e këmbës gjata ndeshje miqësore me Katar.

Ai dha një deklaratë mbi hetimet për botimin e mesazheve intime në WhatsApp dhe fotove të Trindade në mediat sociale pa pëlqimin e saj.

Neymar i tha policisë se një asistent dhe një teknik ishin përgjegjës për publikimin e mesazheve dhe fotove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat