Argjentina konfirmon formacionin për ndeshjen me Kolumbinë

Futboll

Argjentina konfirmon formacionin për ndeshjen me Kolumbinë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 10:27
Leo Messi

Scaloni tashmë e ka ekipin për ndeshjen hapëse në Kupën e Amerikës.

Argjentina do të nisë aventurën në Kupën e Amerikës sonte në mesnatë kundër Kolumbisë, sfidë që do të zhvillohet nga ora 00:00 (12:00), raporton Gazeta Express.

Messi me shokë do të tentojnë të nisin me këmbë të mbarë aventurën në këtë garë, ku Leo do të bëjë gjithçka për të triumfuar.

Tashmë edhe zyrtarisht, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka treguar 11-shen startuese për ndeshjen e parë.

“Armani, Saravia, Pezzella, Otamendi, Tagliafico, Lo Celso, Guido Rodríguez, Paredes, Messi, Agüero dhe Di María”, përmendi Scaloni 11-shen që do të zbresë në fushë në konferencë për media para ndeshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat