Çudia: SPAL e blen për 10 mln euro, Torino e riblen për 11 mln 24 orë më pas!

Futboll

Çudia: SPAL e blen për 10 mln euro, Torino e riblen për 11 mln 24 orë më pas!

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 18:43
Kevin Bonifazi

Kevin Bonifazi ka qenë një futbollist që këtë sezon është dalluar shumë në Serie A teksa është edhe pjesë e U-21 të Italisë.

Mbrojtësi ishte në pronësi të Torinos që e dha huazim me të drejtë blerje te SPAL. Në fund të sezonit, SPAL vendosi ditën e djeshme që të paguante 10 mln eurot duke e bërë futbollistin të sajin...

Por, ka ndodhur çudia. Vetëm 24 orë më pas, Torino, që kishte të drejtën e riblerjes, ka paguar 11 mln euro dhe e ka rimarrë sërish futbollistin, praktikisht duke e blerë si për të ri...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat