Rabiot është dhurata e parë e Juventusit për Sarrin

Futboll

Rabiot është dhurata e parë e Juventusit për Sarrin

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 13:13
Adrien Rabiot

Adrien Rabiot mundet të jetë dhurata e parë për Maurizio Sarrin.

Mediat italiane shkruajnë se mesfushori është shumë afër largimit të tij nga PSG dhe pritet të transferohet në Juventus.

‘Zonja e Vjetër’, pritet që lojtarin ta transferojë brenda 10 ditësh.

Nëna e Rabiotit, Veronica që është një ndër njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tij i ka premtuar Juventusit që djali i saj do të jetë pjesë e ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat