Manchester United i ofroi rrogë më të mirë, ja pse Hummels e refuzoi

Futboll

Manchester United i ofroi rrogë më të mirë, ja pse Hummels e refuzoi

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 09:12
Mats Hummels

Manchester United është munduar të blejë Mats Hummels përpara se të rikthehej te Borussia Dortmund, por mbrojtësi gjerman ka refuzuar ofertën e anglezëve. 

Shefi i United Ed Woodward i ka ofruar 30-vjeçarit Hummels një kontratë më fitimprurëse se Dortmund, por sipas Bild, Hummels ka refuzuar ofertën për shkak se klubi i Old Trafford nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. 

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm pasi përfundoi në vend të gjashtë të Premier League, diçka që po e pengon të afrojë yje të kalibrit të lartë. 

Hummels, një lojtar me eksperiencë të madhe, do të ishte profili i duhur për Djajtë, për zgjodhi t’i ribashkohej Dortmund për 38 milionë euro. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat